Ermal Mamaqi po ‘rrëshqet’ drejt Top Channel?

By

Në dasmën e Sara Hoxhës dhe Ledion Liçot nuk mungoi as Ermal Mamaqi me bashkëshorten, Amarda Toska.

Çifti, miq të familjes i nderuan Hoxhajt me pjesëmarrjen por duket se paraqitja e përbashkët është sinjal i diçkaje tjetër.

Humoristi, po pëson luhatje me TV Klan dhe si rrjedhojë po ‘ngacmon’ me postime që krijojnë paqartësi.

Në imazhin e fundit, Ermali është shfaqur me miliarderin Samir Mane në njërën anë dhe drejtorin e Top Channel, Ben Blushin në anën tjetër.

‘Sdi nga të shkoj njeriu…’ – shprehet Mamaqi në postimin e bërë, duke lënë të kuptohet në disa mënyra.

Në qarqe mediatike, flitet se nga humoristi nuk është pritur aspak mirë zhvendosja e orarit të ‘Xing me Ermalin’ të shtuneve mbrëma për t’i lënë vend një tjetër programi, ‘Duplex’ nga djemtë e ‘Apartamentit 2XL’ të cilët zbarkojnë sezonin e ri në Klan pas 9 vitesh në Vizion Plus.

Me Ben Blushin në krah, Ermali duket se po tenton të tregojë që në të ardhmen mund ta shohim sërish në Top. Me rikthimet e vazhdueshme të disa figurave kryesore, një gjë e tillë s’tingëllon aq e pabesueshme. Sidoqoftë, tani për tani, ai vazhdon të mbetet ende në Klan. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm