‘Si Bugatti’ nga Gjiko e Skerdi ka thyer rekord klikimesh në youtube por edhe rrjete sociale.
Projekti ka mbledhur afër 3 milionë klikime për 1 javë, që u bë sot, dhe shumë njerëz kanë postuar video me këtë këngë duke i etiketuar të dy artistët.
‘Si Bugatti’ arriti edhe deri tek Arbër Zeneli – futbollisti shqiptar i Kosovës i cili luan si mesfushor për klubin holandez të SC Heerenveen dhe ekipin kombëtar të Kosovës.
Ai postoi fotografi në Instagramin e tij nën të cilat bëri me hashtag titullin e këngës.
Imazhi mori mijëra pëlqime dhe shumë komente, por edhe u ripostua nga Gjiko e Skerdi.
https://www.instagram.com/p/BmUH-Z-AxUh/?taken-by=azeneli13
Projekti që po dëgjohet kudo, është punuar në studion e Redbox Entertainmet, aty ku të dy menaxhohen.
Ne ua sjellim edhe njëherë klipin për ta parë nëse e keni humbur./Prive.al