DO AND DON’T: ADELINA TAHIRI VS. ADELINA BERISHA

By

Përpos profesionit të njëjtë kanë edhe emrin. Adelina Tahiri dhe Adelina Berisha i kushtojnë vëmendje të madhe paraqitjeve skenike.

E përbashkët shpeshherë ka qenë modeli dhe ngjyra e veshjes që kanë zgjedhin për të veshur, dhe i tillë është ky rast.

Të veshura me të bardha dhe modele të përafërta i kanë bërë bashkë sërish.

Ngjyra dhe beli i hapur i vënë përballë njëra-tjetrës të dy Adelinat.

Por ajo që merr notën pozitive është Tahiri e cila i është larguar materialit të pantollonave, duke veshur një bluzë më sportive të kombinuar me ngjyrë ari.

E ndërsa Berisha ka zgjedhur të njëjtin material për të gjithë veshjen me disa detaje që e bëjnë paksa monotone.

Përpos veshjeve në pah bien edhe asetet e trupit që kanë arritur ti ekspozojnë mirë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm