Billboard përzgjedh video klipet e shekullit, në mesin e tyre edhe Dua Lipa

By

Revista e famshme amerikane Bollboard, ka bërë përzgjedhjen e videoklipeve muzikore që ishin “boom” gjatë shekullit të 21-të.

Lista me Top 100 videot, përfshin historinë muzikore të këtij shekulli e na sjellë ndër mend edhe kohën kur MTV ishte kanali që transmetonte videot më të fundit muzikore në botë.

Nga Backstreet Boys, Britney Spears, Christina Aguilera e shumë emra të tjerë të përfshirë në listë e deri te Dua Lipa.

Këngëtarja zë vendin e 74-tërt për videon më të mirë të shekullit, të këngës “New Rules”.

Ndërsa me plot meritë, Billboard e ka vënë të parin videospotin muzikor të Lady Gagas, “Bad Romance”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm