Kur je milionere: Qindra euro në sandalet e Lori Hoxhës

By

Lori Hoxha, trashëgimtarja e njohur e Top Medias, është ndër vajzat më të pasura shqiptare, por edhe më fashion njëkohësisht.

Hoxha që ndodhet në Mikonos të Greqisë ku i është bashkëngjitur festës së beqarisë të së motrës, Sara Hoxhës që së shpejti martohet me Ledion Liçon, po bën namin me veshjet nga atje.

Ajo gjithnjë publikon imazhe me veshjet e trendeve të fundit dhe të markave tejet të njohura botërore.

Sandalet e markës Yves Saint Laurent, që Lori mbante veshur në njërën nga mbrëmjet në Greqi, kushtojnë hiç më pak se 895 euro sipas faqes shqiptare në Instagram, What They Wearing. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/Blyh1agna8j/?taken-by=whattheywearin

Artikuj të ngjashëm