Edicioni i fundit i sezonit: Privenë që s’duhet ta humbisni assesi (VIDEO)

By

Edicioni i fundit i Prive, vjen nga Zanzibari i Afrikës së largët. Me xhirime pranë një plazhi mahnitës, Liberta Spahiu kësaj here ua sjellë një top emision, bashkë me Vlorijan Halilin dhe Artan Telakun.

Në edicionin final të Privesë për këtë sezon, në 50-të pyetjet me Prive, përgjigjet këngëtarja Adelina Ismalili.

Përveç saj, pas shumë kohësh në Prive rikthehet edhe Elvana Gjata, që flet për surprizat e karrierës së saj.

E në 60-të Sekondëshin e këtij sezoni të gjatë e të suksesshëm, vjen këngëtarja Samanta Karavella.

Dhe nga SHBA-ja ëpr t’iu vënë sërish zjarr skenave shqiptare, Dafina Zeqiri që jep intervistë në sezonin e fundit të Privesë.

Na ndiqni sonte në ora 19:00 në Klan Kosova. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm