Se Elvana Gjata ka pikë reference Beyonce, për këtë nuk kemi dyshime.
Madje shpesh, këngëtarja shqiptare është komentuar për tendencën që të jetë në një linjë me divën ndërkombëtare përsa i përket lëvizjeve në karrierë.
E një koncert të Beyonce në Europë, s’kishte se si të mos e humbte.
Në Gjermani, pas koncertit të saj në Prishtinë, Elvana ka marrë rrugë për të mos munguar në një prej shfaqjeve më gjigande, por jo vetëm!
Këngëtarja në koncert do jetë vetë e pesta, siç e zbulon foto e postuar në rrjete sociale nga Ermal Mamaqi.
Krah saj, do jetë humoristi me bashkëshorten, Amarda Toska dhe Almeda Abazi me burrin, Tolgahan Sayisman.
‘Kur vje puna te Beyonce & Jay Z jemi të gjithë fansa’ – shprehet Mamaqi në foton e ndarë me ndjekësit. /Prive.al