Për një muaj të tërë, bota rrotullohet rreth futbollit këtë verë.
Fryma e kampionatit botëror ‘Rusi 2018’ ka përfshirë edhe fytyrat publike të cilat bëjnë tifo për skuadrat e zemrës.
I zjarrtë në këtë aspekt duket të jetë humoristi Bes Kallku që i ka përjetuar vështirë minutat e fundit të ndeshjes së Gjermanisë ndaj Suedisë.
Ai ka pasur një shpërthim emocional në momentin e golit që i siguroi ekipit të tij favorit fitoren në këtë përballje aspak të lehtë.
Videoja e mëposhtme, xhiruar nga familjarë të Besit i thotë të tëra. /prive.al