Shumë shpejt pritet të publikohet edhe bashkëpunimi i rradhës nga Majk dhe Geti.
I shndëruar tashmë në traditë, dueti i dyshes pritet të ‘bombardojë’ këtë verë duke garuar fort në listën e projekteve më të suksesshme.
E ndonëse detajet janë tentuar të mbahen më diskrete, tashmë kanë rrjedhur edhe fotot e para nga xhirimet.
Ka qenë Geti ai i cili ka befasuar duke ardhur më ndryshe përsa i përket pamjes.
Me rikthimin tek një kapelë e zezë, lideri i ‘Babastars’ duket se ka zgjedhur një imazh mes mistikut dhe seriozit për këngën e re.
Ndryshe, pritja merr fund shumë shpejt teksa këngë nga Geti do ketë në bashkëpunim me ‘Threedots’ edhe përgjatë muajit Korrik. /Prive.al