Geta Beqa pjesë e “IFBB Elite Pro Diamond Cup Espinho” në Portugali

By

Sonte kampionja botërore e fitnessit, Geta Beqa do të marrë pjesë në garat e fitnessit ‘IFBB Elitë PRO DIAMOND CUP ESPINHO në Portugali.

Beqa tashmë e dëshmuar në sukseset ndërkombëtare, synon të  rrëmbejë edhe një çmim sonte në Portugali, përcjell Klan Kosova.

Javë më parë në Madrid të Spanjës, Getta  Beqa ka fituar vendin e parë në  ‘Elite Pro Diamond Cup Madrid’, duke përfaqësuar Kosovën.

Ajo ka fituar këtë garë duke e ngritur sërish flamurin kosovar në Madrid. Beqa zotëron kartën e Elite Pro, si atlete profesionaliste e kompletuar.

Artikuj të ngjashëm