Super seksi me “six-pack”, Nora Istrefi publikon edhe një skenë nga klipi i ri

By

Nuk ka asnjë dyshim që ajo është nëna më seksi e shoubizit shqiptar. Pavarësisht se ka një vajzë, këngëtarja ka arritur të mbajë trupin në formë e madje të ketë edhe një “six pack” në pjesën e barkut, një element fizik tejet vështirë i arritshëm.

Këngëtarja që sot publikon këngën e re me Mixey, ka ditë që ka paralajmëruar projektin e ri, ndërsa është paraqitur shumë atraktive në një fotografi që ka publikuar në Instagram.

Përderisa në një pjesë të klipit shfaqet më orientale, Nora ka zbuluar edhe një tjetër pamje të sajën.

E veshur në të kuqe, në një kostum gome, ajo shkëlqen e tëra e po ashtu, ka treguar se këtë të mërkurë i publikohet kënga e re. /Prive.al

https://www.youtube.com/watch?v=pk2OJ_tzUiI

Artikuj të ngjashëm