Martesa e saj ka nisur të marrë vëmendje mediatike që nga momenti që i dashuri Jakub Kindl i propozoi modeles Afërdita Dreshaj, që të jetë gruaja e tij.
Modelja e këngëtarja e famshme shqiptare, po rrezaton nga dashuria në prag të ceremonisë martesore që do mbahet në shtator, ndërsa që tani ka nisur festën e beqarisë, duke mbledhur motrën e miket e saja më të mira në njërin prej vendeve më aventuriere në botë.
Dreshaj i është drejtuar Las Vegasit, aty ku amerikanët tradicionalisht ikin për festa beqarie, për ditë e net të çmendura në mes kazinosh, klube striptizerësh, alkool e suita luksoze.
Ajo do të qëndrojë në Las Vegas për një javë të tërë dhe gjithçka është organizuar deri në detajin e fundit. Madje Dreshaj e shoqet, kanë një itinerar për tërë javën, një agjendë që tregon se kur çka saktësisht do të bëjnë.
Të gjitha këto e dhomën e zbukuruar me elementet e festës së beqarisë ku gjithçka është e personalizuar me emrin e saj, Dreshaj i ka publikuar në Instagramin e saj, ku po ashtu shihet njëra ndër miket e saj më të mira, modelja Xhesika Berberi e sigurisht edhe motra e saj Jehona Dreshaj.
Ditë të çmendura po i presin këto vajza! /Prive.al