Ah çfarë viti ka qenë ky për Dua Lipën.
Dy çmime Brit, një këngë në top lista me Calvin Harris dhe tani ajo pritet ta bëjë hapjen e Ligës së Kampionëve në finalen ku do ndeshen Liverpool dhe Real Madrid këtë të shtunë në Kiev.
“Jam shumë e entuziazmuar”, ka thënë ajo, shkruan BBC, transmeto Prive.
“Kemi bërë shumë prova dhe edhepse stadiumi është krejt i zbrazët, më tmerron ideja që do jem aty sepse ende nuk e di se si do ndjehem pranë qindra shikuesve në stadiumin, e miliona shikuesve në shtëpi”.
Rreth 200 milionë njerëz e kanë paraparë finalen e vitit të kaluar në Cardiff, ku kishte performuar grupi i famshëm amerikan Black Eyed Peas.
“Performanca është ndër më të mëdhatë që kamë bërë ndonjëherë dhe ka shumë vajza që do vallëzojnë me mua”, ka thënë Dua.