AI njihet për natyrën e tij të qeshur e shumë gazmore.
Se Ermal Fejzullahu është goxha i hareshëm, e kemi parë në edicionet e Prive Reality ku ishte 1-shi i atmosferës.
Por, edhe Ermali si secili person ka anën e tij emocionale ku tradhëtohet nga lotët.
Në këtë formë do ta shohim këtë të shtunë në ‘Dua të të bëj të lumtur’ me Arbana Osmanin.
Ka qenë Nera ajo që ka ndarë sekuenca nga xhirimet ku Ermali shihet në lot nga historia e programit.
Mbetet të shihet në fundjavë se cila histori e ka bërë të përlotet si rrallëherë këngëtarin i cili në studio do jetë bashkë me prindin, Sabri Fejzullahun. /Prive.al