Babai i Granit Xhakës feston ditëlindjen, ylli i futbollit i dedikon fjalim prekës (FOTO)

By

Babai i futbollistit të njohur shqiptar, Granit Xhakës, feston sot ditëlindjen.

Për këtë ditë të veçantë, Graniti zgjodhi një fotografi me babanë ku të dy duken shumë elegant, për ta uruar me fjalët më të mira.

“Për ditëlindje ti dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.
Të duam ne Familja jote pamasë dhe të falenderohem Ty edhe Nënës tonë për çdo sakrificë dhe sfidë që keni kaluar për ne, për të qëndruar aty ku jemi sot, fal juve.
Festofsh edhe shumë vite të tjera! Urime ditëlindjen të paqa gjithmonë Babi më i miri”, shkroi futbollisti nën fotografinë e postuar në llogarinë e tij në Instagram.

Urime të shumta për prindin i erdhën edhe nga ndjekësit e tij të cilët janë të shumtë.

Gëzuar!/Prive.al

Artikuj të ngjashëm