Djali i këngëtarit Majk, sot feston ditëlindjen e parë.
Roani është rritur dhe po i ngjanë shumë të atit.
Majlinda Zeka, ish e dashura e Majkit, nëna e Roanit, ka postuar fotografi të djalit në Instagram ku shihet pranë një torte me numrin 1, duke iu përshtatur ditës së tij.
“Ty qe do ta kushtoj nje jete .. Gezuar ditelindjen e pare te uroj shendet, femijeri te lumtur ,fat dhe shume suksese ne jete !
Te don mami shume lumturia ime”, është urimi që Majlinda e shkroi nën foto.
Asnjë urim nuk erdhi akoma nga Majk, por pritet të ndodhë gjatë ditës.
Urime ditëlindja Roan!/Prive.al