Në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Filmit në Europën Juglindore, i njohur si SEE-Fest në Los Angeles, kanë garuar edhe filma shqiptarë, dy prej të cilëve rrëmbyen çmime.
Filmi “Martesa” me regjisoren Blerta Zeqiri ka arritur të marrë çmimin “Filmi i parë më i mirë në bashkëpunim”, ndërkaq “T’padashtun” i regjisorit Edon Rizvanolli, rrëmbeu çmimin e publikut.
Lajmi u bë i ditur edhe nga vetë Rizvanolli i cili përmes një postimi që ka bërë në rrjetin social Facebook, i uroi ekipës pas këtij çmimi goxha të madh.
“T’padashtun’ fitoi çmimin e publikut ne LA. Urime gjithë ekipës!”.
Çmimi kryesor në këtë mbrëmje iu nda artistit Robert Dornhelm.
Urime!!!/Prive.al