Edhe kjo ndodh në shtëpinë e Kryeministrit Haradinaj! (FOTO)

By

Si kryeministër që është, do kishim menduar se në shtëpinë e tij funksionon gjithçka mirë. Megjithatë, edhe Ramush Haradinaj, Kryeministri i Kosovës, jeton brenda territorit të Kosovës dhe përballet me të njëjtat probleme si pjesa tjetër e qytetarëve.

Të paktën, kështu ndodh sa i përket energjisë elektrike.

Edhe në shtëpinë e kryeministrit, kanë ikur dritat dhe këtë e ka thënë gruaja e tij, moderatorja Anita Muçaj, e cila në një farë mënyre e ka konfirmuar se në shtëpinë e tyre nuk ka gjenerator.

“Ku ia qëllon ndalet rryma bash kur je n’qetësi duke shukuar TV?”, ka shkruar Muçaj Haradinaj, të cilës reduktimet e energjisë elektrike, ia kanë prishur të enjten mbrëma. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm