Klipi interesant i Duas: Kështu u xhirua, tregojnë pamjet nga prapaskenat

By

“One Kiss”, një këngë e publikuar thuajse një muaj më parë nga DJ Calvin Harris dhe këngëtarja Dua Lipa, tani ka edhe klipin.

Dyshja e njohur, pasi lansuan këngën e cila pati goxha sukses, tani kanë publikuar edhe videon e projektit të tyre “One Kiss”, duke shfaqur shumë kreativitet dhe pamje interesante.

Siç bën thuajse gjithmonë, edhe kësaj here Dua ka publikuar pamje nga prapaskenat e xhirimit të klipit. Meqenëse plot pamje në videon e tyre janë “kromaki”, Dua ka prezantuar disa nga vendet ku janë realizuar skenat më interesante.

Ndonëse ajo duket sikur të jetë në një plazh me rërë, në fakt rëra ishte e tëra në një studio incizimi dhe deti e të tjerat elemente, i janë shtuar pastaj. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BiYnncBnQ2r/?taken-by=duanews

Artikuj të ngjashëm