Edona Llalloshi asnjëherë nuk ka ndryshuar në pamje. Edhepse vitet po shkojnë, ajo e ka ruajtur freskinë rinore dhe gjithnjë duket bukur në skenë.
U bë nënë dy herë, megjithatë kjo s’la shenja në linjat e saj.
Javën që shkoi, të shtunën në Prive, ajo ka dhënë një intervistë ku shfaqet bashkë me fëmijët e saj, në një ditë të zakonshme prej nëne.
Por çfarë bën Edona që pavarësisht angazhimeve, qëndron shumë në formë?
“Brumërat i kam lënë, ëmbëlsirat i ha shumë pak. Ushtroj çdo ditë, çdo mëngjes jam në palestër”, ka thënë Edona. /Prive.al