Shkon të shohë “Formula 1”, por lëndohet keq Dua Lipa

By

Incidente të vogla të herë pas hershme i ndodhin edhe asaj. Muaj më parë lëndoi shumë duart duke bërë boks, ndërsa tani ajo ka marrë një tjetër lëndim.

Të dielën Dua Lipa ka ndjekur prej së afërmi një garë të Formula 1, por nga aty s’ka shpëtuar pa ca lëndime.

Këngëtarja ka vrarë keq kyçin e këmbës, edhe duke e gjakosur.

Ajo kishte veshur një palë sandale të hapura, më të cilat duket ta kishte goxha zor të lëvizte dhe është lënduar.

Por afër vetes kishte miq që u kujdesën t’ia mjekojnë plagën e marrë nga pakujdesia e saj. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm