Fillon numërimi prapa për projektit e ri të Ledrit dhe Butës (FOTO)

By

Para pak ditësh ju kemi raportuar se Ledri, Buta e Faton Shoshi udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të xhiruar klipin e ri të dy reperëve të cilët u bënë bashkë për projektin e dytë.

Ky klip tashmë është finalizuar dhe brenda muajit maj pritet që të publikohet.

Ishte edhe Ledri ai që postoi një foto në Instagram me përshkrimin “Përveç zemrës krejt t’i fali” – fjalë të cilat janë pjesë të tekstit të këngës së re.

Më poshtë ju sjellim një fotografi të një skene të klipit e cila u publikua në rrjete sociale nga menaxheri i Ledrit dhe Butës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm