Emina Çunmulaj pret binjakë? Ky detaj e nxori zbuluar

By

Po pret t’i vijë në jetë fëmija i dytë, megjithatë nuk ka zbuluar ende gjininë.

Por modelja shqiptare mund të na befasojë sepse ka mundësi që ajo të bëhet nënë binjakësh. Emina Çunmulaj mund të jetë befasuar edhe vet nga lajmi se mund të ketë dy fëmijë njëherësh, megjithatë ende s’ka konfirmuar gjë sa i përket kësaj pune.

Mirëpo është një fotografi e modeles e publikuar në Instagram, ajo që mund të jetë “shenja” që na hedh në dritë në këtë mes.

Ajo është parë me një karrocë bebesh e dedikuar për fëmijë binjakë, e fotografia që ajo ka publikuar, ka mbishkrimin: “Më pëlqen kjo”.

Emina është në muajin e tetë të shtatzënisë, dhe nuk ka mbetur shumë kohë deri tek ardhja e bebes në jetë dhe shuarja e kuriozitetit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm