Ditë më parë, babai i Morena Tarakut festoi ditëlindjen.
Mesin e dhuratave që mori, më e shtrenjta i erdhi pikërisht nga vajza e vetme e tij, e cila u kujdes për çdo detaj të festës së organizuar nga ajo.
Befasia që këngëtarja i bëri ishte një Rolex që kushtoi mijëra euro, një për babanë e një për vete.
Por, me sa duket, Morena nuk u ngop me kaq.
Në një Instastory të cilën e postoi së fundmi, ajo është parë sërish në lokalet e Rolex në Turqi, vendin ku aktualisht po qëndron tash e disa javë.
Se çfarë modeli do të jetë ora e përzgjedhur dhe çfarë çmimi do ta ketë, mbetet ndoshta ta shohim në postimet e radhës nga Morena në Instagramin e saj./Prive.al