Tashmë po bëhet një muaj nga dita kur prezantuesja e dashur Arbana Osmani u rikthye në ekran me sezonin e dytë të ‘Dua të të bëj të lumtur’.
Në këto javë, ky program u përshkua me audiencë maksimale, diskutim të fortë mbi formatin fije për pe si i Maria De Filippit, historitë rrënqethëse e gjithë emocionet që përcolli.
Interesimi u shfaq edhe në Youtube pasiqë historitë morën shpejt qindra mijëra shikime.
Por, befasishëm, gjithë sezoni i dytë është fshirë tani nga kanali i Top Channel, teksa programi i së shtunës që lamë pas nuk është postuar fare.
Kjo i ka rënë në sy ndjekësve të Osmanit që kanë komentuar në rrjete sociale tek prezantuesja duke kërkuar që pjesët e emisionit të jenë në Youtube.
Çfarë mund të ketë ndodhur vallë që është zhdukur gjithë sezoni? Këtë s’mund ta themi me siguri… /Prive.al