Vazhdon drama: Faton Shoshi i kërkon nëpër banesa Bluntin dhe Realin

By

Po vazhdon drama mes Blunt dhe Real në njërën anë dhe artistëve të RedBox dhe menaxherëve të njohur në anën tjetër.

Pasi ofenduan keq Ledri Vulën dhe Gjikon, Blunt dhe Real so t e dje janë marrë me menaxherin Faton Shoshi, një prej më të njohurve në estradën shqiptare.

Këtë të fundit e akuzuan se ka lënë ‘plot pa bukë’ teksa i lanë porosi të shihen në Prishtinë.

E duket se Shoshi ka pasur një gatitshmëri të tillë që i shoqëruar nga miq të takohet me dyshen.

Në Instagram ai ka postuar imazhe nga dera e Real fillisht dhe pastaj Blunt që nuk është hapur përkundër trokitjes dhe ziles.

Drama vazhdon. Shpresojmë pa ndonjë eskalim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm