Dua bën histori në Billboard-in amerikan

By

Kur Dua Lipa dy vite më parë u cilësua si ylli i së ardhmes, pak kush do e besonte ngjitjen e saj në një periudhë kaq të shpejtë.

Brenda një viti e gjysmë, sukseset kanë qenë të pandalshme për këngëtaren e cila tek vitin e kaluar publikoi albumin e saj të parë.

Këngë të para në Britani të Madhe, numër rekord i nominimeve dhe çmimeve të fituara në ceremoni prestigjioze e koncerte të pandalshme e kanë përcjellur këngëtaren me origjinë nga Prishtina e cila s’do ndalet as përgjatë 2018-tës.

E në muajin e parë të vitit që kemi hyrë, ajo ka bërë një hap shumë të rëndësishëm duke zënë vend në 10shen e këngëve më të dëgjuara të Billboard-it amerikan me ‘New Rules’.

Terreni në SHBA ka qenë gjithmonë një ‘arrë më e fortë’ për artistë krahasuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe shtetet tjera të Europës por duket se këtë sfidë po e tejkalon pa problem Dua dhe ne s’mund të ishim më krenarë se kaq! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm