Është një fëmijë i lindur në Pranverë dhe kjo është hera e parë që shijon bukurinë e borës.
E sikurse të gjithë fëmijët që e adhurojnë këtë fenomen natyror, edhe vogëlushi 10-të muajsh i reperit Kastriot Rexha e përjeton për herë të parë.
Roani është fotografuar nga nëna e tij Majlinda duke shijuar flluskat e para të borës, i veshur me shumë stil në një palë rroba dimërore në ngjyrë të kuqe gjaku.
Ajo e ka fotografuar e më pas ka publikuar këto imazhe në profilin e saj në Instagram, ku ai duket shumë i ëmbël dhe i lumtur. /Prive.al