Ndodh edhe kjo: Liberta zëvendësohet në prezantimin e Prive

By

Për mbi tetë vite, Liberta Spahiu ka qenë shoqëruesja juaj çdo të Shtunë në emisionin numër një të shoubizit në vend – Prive.

Kjo konsistencë në paraqitje dhe drejtim të emisionit, që njëherësh ka qenë edhe formula e suksesit, krahas risive në tregun mediatik mund të ketë krijuar përshtypjen që Liberta është e pazëvëndësueshme në Prive.

E tillë është, për të paktën neve stafin, mirëpo një përjashtim është bërë për edicionin festiv.

Në kuadër të formulës inovative të Klan Kosovës për zëvëndësimin e prezantuesve të emisioneve me figura publike, Prive është menduar të udhëhiqet nga një figurë unike.

Frizeri Kaci, i cili njeh në gishta gati gjithë estradën, që kanë kaluar e kalojnë në duart e tij do e marrë primatin në Prive-në festive të Janarit.

Intervista ekskluzive, personazhi i vitit dhe jo vetëm do jetë disa prej materialeve që s’duhen humbur, për të cilat do ju njoftojmë përgjatë ditëve në vijim.

Tani për tani, e rëndësishme është që të konfirmohet se Kaci e ka kaluar sfidën kryesore duke rezultuar i suksesshëm në prezantimin e një puntate të Prive. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm