Këngëtarët kosovarë mund të fitojnë shumë me muzikën e tyre e me koncerte, por gjithnjë kanë qenë të gatshëm t’iu përgjigjen pozitivisht ftesave për të ngritur fonde bamirësie.
Pa dyshim, në këtë mes hyn edhe këngëtari kosovar Blerim Muharremi, që shpesh e shohim të jetë pjesë e ndonjë iniciative që për qëllim ka t’i ndihmojë dikujt në çfarëdo situate të vështirë që ndodhet.
Së fundmi, ai u bë pjesë e kastës së artistëve shqiptarë që dhanë ndihmën e tyre përmes një koncerti, për djaloshin Florent Hoxha, për t’i ndihmuar atij t’i mbledhë paratë e nevojshme për një operacion shumë të shtrenjtë.
Blero mund të jetë gjithnjë i gatshëm kur e thërrasin për ndihmë, por atyre që u ka ndihmuar i janë edhe mirënjohës.
Ai ka marrë një mirënjohje për kontributin e dhënë në projektin e personave me aftësi të kufizuara “I barabar unë”. që është organizuar në Prizren në fillim të këtij muaji.
Muharremi nuk e ka bërë të qartë se cili saktësisht ka qenë kontributi i tij në këtë projekt, megjithatë, me fansat e tij ka ndarë një imazh të mirënjohjes që e ka pranuar. /Prive.al