Prezantohen të gjithë këngëtarët e ‘Kënga Magjike’: Ja kush mungoi?

By

Të dielën u prezantuan artistët e fundit që konkurojnë në festivalin më të madh shqiptar, Kënga Magjike, edicioni i 19-të.

Emri surprizë ishte Rovena Dilo, për të cilën nuk ishte përmendur se do të rikthehej pas tri vitesh në këtë event muzikor.

Mirëpo, pasi u prezantuan të gjithë artistët një emër që qarkulloi gjithandej ishte Manjolla Nallbani.

Për këngëtaren e njohur u tha se pas ca kohë shkëputjesh me prurje të reja, rikthimin do ta bënte në festival por kjo nuk ndodhi.

Burime për Prive kishin konfirmuar prezantimin e Manjolës, por diçka duket se ka ndryshuar dhe këngëtarja nuk do të jetë në Kënga Magjike./Prive.al

Artikuj të ngjashëm