Flori e Shkurte Gashi sërish në duet: Zbulohen detajet e projektit të ri.

By

22 milion shikime në YouTube u regjistruan për bashkëpunimin e Flori Mumajesit dhe Shkurte Gashit për këngën ‘Tu Luta’.

Kjo këngë që ‘goditi’ shpirtin e publikut, nuk do të jetë i vetmi duet mes këngëtarëve.

Prive mëson se ka përfunduar edhe produksioni i radhës që bën bashkë Shkurten e Florin.

Kënga është krijuar në Threedots, teksa po ashtu ka përfunduar edhe xhirimi i klipit.

Data e saktë e publikimit nuk është vendosur akoma, e po ashtu definitive nuk është as titulli i projektit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm