Ditën e djeshme, modelja shqiptare Emina Çunmulaj bëri publik lajmin se familja po zgjerohet.
Përmes një fotografie me barkun në fokus krah bashkëshortit dhe vajzës Ella në mes, Emina bëri të ditur se është shtatzënë.
E menjëherë pas, krahas urimeve të shumta ajo që pasoi ishte pyetja e madhe mbi gjininë.
Djalë apo vajzë?! Motër apo vëlla për Ellan e cila në Majin tjetër mbush 2 vjet?
Këtë pjesë e komentoi vetë Emina përmes një lidhje direkte në Instagramin e saj.
‘Disa prej njerëzve më thanë se fustani i kaltërt ishte shenjë së është djalë, teksa të tjerë nga bluza e Ellas aluduan se është sërish vajzë. E rëndësishme të jetë bebe me shëndet’ – deklaroi modelja duke mos dashur të zbuloj nga gjinia edhe për pak kohë.
Pasi fshehu barkun për disa javë, duket se njejtë do veprojë për një kohë edhe për gjininë. /Prive.al/