Sido që të jetë, ai mbetet reperi më i pashëm shqiptar. Qoftë me flokët më të shkurtra e qoftë më të gjata.
Ledri Vula, që ka thyer zemrat e shumë vajzave shqiptare ngase është një djalosh i pashëm dhe atraktiv, ka vendosur që t’i rrisë flokët.
Nga një kokë pothuajse e rruar, ai po shndërrohet në një kaçurrel, ngase qysh tani duket qartë që flokët e tij janë kaçurrela.
Në profilin e tij në Instagram, Ledri ka publikuar një fotografi, në të cilën ka prezantuar prerjen e re të flokëve dhe prerja s’është bërë në Prishtinë, por në New York. /Prive.al