Meqenëse janë dy prej figurave më të njohura të televizionit shqiptar, për të vikendet s’janë aspak sikur të të tjerëve.
E sidomos kur bëhet fjalë për një festë ditëlindjeje.
Të larguar nga Prishtina për një udhëtim në Europë, dy miqtë e ngushtë, moderatorët Alaudin Hamiti e Liberta Spahiu, vikendi i kësaj jave i ka gjetur në Madrid të Spanjës.
Dyshja e njohur atje ikën për të festuar ditëlindjen e Hamitit, i cili të premten mbushi plot 37 vjet.
Para se të niseshin drejt Spanjës ku po shoqërohen nga bashkëshorjta e Alaudinit, Yllka dhe nga miku i tyre, dizajneri i famshëm Valdrin Sahiti, ata kaluan një ditë edhe në Zvicër ku edhe patën një festë për ditëlindjen e Dinit. /Prive.al