Pronari e shiti: Aktori shqiptar mbetet pa shtëpi, kërkon ndihmë (FOTO)

By

Aktori shqiptar që është pjesë e kinematografisë amerikane me rolet e tij në seriale, ka një hall të madh.

Enver Gjokaj ka mbetur pa shtëpi, ngase apartamentin ku banonte, pronari e ka shitur dhe atij i është dashur të largohet nga aty.

Ai thotë se pronari i shtëpisë ku po jetonte në Los Angeles, e kishte marrë vendimin me shpejtësi dhe atij i duhet të dalë nga banesa deri me 15 Janar të vitit që vjen.

Në profilin e tij në Facebook, Gjokaj kërkon ndihmë nga ndjekësit e miqtë e tij, në mënyrë që sa më shpejtë të gjejë një vendbanim të ri në LA.

37 vjeçari Gjokaj, është aktor i filmave e serialeve televizive. Ai është i njohur për rolin e tij në Joss Whedon e po ashtu, edhe në serialin Dollhouse, e po ashtu me rolin e agjentit Daniel Sousa në Agent Carter. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm