Ky vit ka qenë tejet i mbushur me prodhime të reja muzikore nga Ronela Hajati, e mesa duket disa edhe po e tejkalojnë kufirin shqiptar.
Në një postim që ka bërë këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram shihet se si një grup vallëtarësh kanë bërë një koreografi me këngën ‘A do si kjo’.
Mirëpo, lajmi qëndron se në fakt ky grup nuk janë shqiptarë por nga Indonezia gjë që ka bërë që kjo këngë ti tejkaloj kufinjtë tonë.
Aktualisht, Hajati është duke punuar në një tjetër këngë që pritet të publikohet pas festave të fundvitit./Prive.al