Tashmë është bërë publik lajmi se Fjolla Morina merr pjesë për të parën herë në festivalin më të rëndësishëm të muzikës shqiptare ‘Kënga Magjike’.
Në faqen zyrtare janë publikuar disa imazhe që tregojnë më shumë detaje mbi interpretimin e saj, e madje e kanë cilësuar si një super performancë të artistes.
Fjolla paraqitet sonte në bashkëpunim me reperin Blasta, të cilët do të këndojnë këngën ‘Shake’.
Ritmi do të përcillet me një numër të madh të balerinave, teksa Morina shfaqet e kuruar deri në detaj.
Kjo është kënga e dytë e Fjollës për këtë javë, pasiqë vetëm para dy dite publikoi ‘Culo’ me Mumën që po shijon sukseset e para./Prive.al