I njeh e tërë Kosova. Familja Muqiqi, janë një familje artistësh ku vetëm vajza e vogël dhe nusja e shtëpisë nuk këndojnë.
Nysret Muqiqi, Merita Spahiu, Albatriti e Albiona Muqiqi, janë pjesë e skenës që një kohë të gjatë, përveç Albionës që e filloi e fundit karrierën në muzikë.
Në profilin e tij në Instagram, Albatriti ka publikuar një fotografi të prindërve të tij, duke u bërë emocional karshi tyre.
“Ju dua”, është përshkrimi që ai ka vënë, duke ua përçuar këtë mesazh Nysretit e Meritës, që në këtë imazh duken të lumtur bashkë.
Siç duket tani Albatriti po e kupton edhe më shumë rëndësinë e prindërve, ngase është bërë baba edhe vet. /Prive.al