Ka ca kohë që nuk ka sjellë ndonjë këngë të re në listën e saj muzikore, por tani ajo po vjen.
Lori Kaçka, ka paralajmëruar se tashmë i ka përfunduar xhirimet e klipit të ri dhe se është gati ta publikojë këngën.
Ndonëse ky ishte viti i bashkëpunimeve, këngëtarja ka zgjedhur të vijë solo në projektin e ri.
Edhepse nuk ka shpalosur shumë detaje, bazuar në tekstet e mëhershme të saj, edhe kjo këngë duhet t’i jetë kushtuar dashurisë.
Titulli është interesant dhe përshtatet me pamjen fizike të Lorit.
“Bjondina” quhet kënga që ajo po e sjellë ne repertoarin e saj. /Prive.al