Emisioni i Luanës, program i ricikluar në Top Channel?!

By

Shumë është komentuar mbi programin e ri të Luana Vjollcës në Top Channel.

Pasi u konfirmua prezenca e saj në familjen e Top Medias edhe për një sezonë, në dy-tre javët e fundit u paralajmërua edhe spektakli më i ri ‘Shiko kush luan’.

‘Nuk keni për të parë asgjë tjetër’ – shkruhej mes tjerash në promon paralajmëruese me fokus tek bukuroshja. Por shtrohet pyetja, cfarë do shohim në këtë spektakël?

Në fakt, konkurenca e ‘Xing me Ermalin’ në prime-time duket të mos jetë diçka krejtësisht e paparë më herët.

Në bazë të fotove nga xhirimet shihet se ky program do jetë riciklim i një emisioni që paraprakisht është transmetuar në Top Channel.

Me dy panele VIP, dy kapitenë skuadrash që nuk ndryshojnë përgjatë javëve (që në këtë rast janë Edi Manushi dhe Gent Hazizi) ‘Shiko kush luan’ asocion me rubrikën ‘E dua vendin tim’ që pesë vite më parë drejtohej nga Xhemi Shehu tek ‘E diell’.

Lajmi vijon nën foto

Foto: Formati ‘E dua vendin tim’ si pjesë e ‘E diell’

Formati i Endemol atëbotë ishte pritur shumë mirë dhe kishte bërë që ‘E diell’, ndryshe prej viteve të fundit, të rivalizonte fort me programin e Ardit Gjebreas por transmetimi u ndërpre në 2013-tën shkaku i problemit politik të pronave të Top Channel tek Piramida.

Mbeten të shihen mëlmesat tek programi i ri ku Luana përpos prezantuese është edhe bashkëautore me Bledi Salajn. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm