Tuna vjen me dedikim special për Patrisin (FOTO)

By

Ata janë prindër të përkushtuar. Madje Tuna këtë vit hoqi dorë edhe nga muzika për pak kohë, ngase u bë nënë dhe ky ishte prioriteti i momentit.

Këngëtarja dhe partneri i saj Patris Berisha, u bënë prindër të Tianit pesë muaj më parë, dhe gjithçka e tyre tani rrotullohet rreth tyre.

Madje ardhja e Tianit në jetë e ka shtuar edhe dashurinë mes çiftit.

Tuna sot ka pasur një dedikim special për Patrisin.

“S’e dija se e doja babanë tënd kaq shumë derisa e pashë se sa të donte ai ty”, ka shkruar Tuna, duke publokuar edhe një fotografi me Patrisin e Tianin.  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm