Në njërën prej këngëve të saja i këndoi parasë, ndërsa tani ka pozuar para një kartëmonedhe gjigande 100 dollarëshe.
Ajo është ndër figurat më të spiktaura të momentit në botën e shoubizit ndërkombëtar. Këngëtarja e famshme botërore Rihanna, kohëve të fundit në disa paraqitje publike, dukej shumë më e plotë se zakonisht, gjë që bëri që fansat ta kritikojnë për mos-kujdes ndaj vijës trupore.
Por këngëtarja u duk shumë në formë gjatë një mbrëmjeje në New York, e veshur në një palë xhinse dhe një bluzë ngjyrë “khaki”, me një dekolte goxha të hapur.
Me këto veshje e shumë të tjera, ajo e ka dëshmuar se interesi që ka për modën, është më shumë se sa një pasion kalimtar.
Duhet theksuar se ajo ka edhe linjën e saj të veshjeve në brendin e njohur sportiv Puma. /Prive.al