Lum si ata të dy që janë aq të pasur sa të shkojnë për pushime sa herë që të duan, e ku të duan.
Këtë verë ishin në Itali e në Miami e po ashtu Cancun të Meksikës, e muaji i mjaltit për dyshen e porsamartuar Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, ishte një gjetje gjeniale.
Përderisa trendi i fundit po i çon çiftet e reja në Ishujt Maldive e Tajlandë, ata të dy kanë ikur në një vend që pak frekuentohet nga shqiptarët.
Geti e Marina muajin e mjaltit po e kalojnë në Jamaica të Shteteve të Bashkuara dhe nga atje, Geti nuk i ka kursyer pamjet për ndjekësit e tij në Instagram.
Një vend thjesht magjik, me ujë të kristaltë e pamje sikurse të ishte një fotografi e marrë nga interneti.
Ndërsa, bashkë me dyshen e famshme në këtë vend po qëndron edhe Luana, motra e Marinës.
Moderatorja që ka paralajmëruar nisjen e një emisioni të ri në Top Channel, sigurisht atje s’po qëndron e vetme ngase nuk shkohet e pashoqëruar në një vend të tillë.
Ndoshta me të është Krenar Çoçaj, i dashuri i saj të cilin ende nuk e ka prezantuar me publikun. /Prive.al