Në klipin e ri “Ti s’je normal”, ishte e qartë se ajo kishte harxhuar një mal me para për t’u dukur bukur.
E veshur në Versace, njëra prej markave më të njohura në botë, këngëtarja Adelina Tahiri, siç ka raportuar Prive kohë më parë, kishte shpenzuar rreth 20 mijë euro për të pasur në trup veshjet e pasarelave të këtyre gjigantëve të modës.
Dhe me kaq s’përfundon kjo ‘mesele’ sigurisht. Adelina ka kohë që na trondit me shumat e veshjeve që blen e të cilat i ekspozon herë pas here në rrjete sociale.
Xhaketa të markës Gucci janë blerjet e saja më të reja, të cilat i ka prezantuar në një video në Instagram.
Dali si të dali, lum si ti moj Adelina që je aq e pasur sa frekuenton këto dyqane që vendosin trendet në botë. /Prive.al