Eli Fara: Pakt me rini të përhershme (FOTO)

By

Këngëtarja shqiptare Eli Fara, ka harruar të plaket.

Vitet që po shkojnë nuk po lënë as edhe një shenjë në pamjen e saj, e cila vazhdon të mbetet po aq e freskët sa kur ishte në të 20-tat.

Këtë po e dëshmon çdo ditë përmes fotografive në rrjete sociale. Përveç se një fytyrë pa rrudha dhe lëkurë të shndritshme, ajo ka arritur të ruajë edhe një vijë të bukur trupore pa kilogramë të tepërt.

Fara ka arritur në të 50-tat qysh më maj të këtij viti, por mosha e saj nuk është paralele me pamjen që ka këngëtarja, e cila përveç kësaj, shquhet për një zë fantastik e një ëmbëlsi të paparë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm