Dikur sollën duete të panumërta bashkë.
Janë kombinimi më i famshëm i artistëve në Kosovë. Muzika popullore është pasuruar shumë nga ta, duke sjellë plot këngë të bukura të dashurisë.
Por ata në njëfarë mënyre i ndanë rrugët që të sjellin freski në repertorin e tyre.
Në një intervistë për Prive, muaj më parë që të dy kanë thënë se nuk i kanë prishur raportet mes vete, por thjesht kanë ndarë rrugët për t’iu hapur mundësi edhe bashkëpunimeve të tjera me kolegët e tyre.
Për kohën sa kanë punuar bashkë, që të dy kanë fjalë tepër të mira dhe nostalgji. /Prive.al