Nipi i Shyhretes, gjerman me pasaportë (FOTO)

By

Nipi i këngëtares së famshme të muzikës popullore, Shyhrete Behluli, nuk është kosovar me nënshtetësi.

Pasi që nusja e saj, Learta Jakupi, ka një pasaportë gjermane, edhe Matini, djali i saj i porsalindur, ka përfituar nga nënshtetësia e së ëmës, për tu bërë qytetar i njërit prej shteteve më të fuqishme në botë.

Këtë e ka bërë të ditur Learta, duke e publikuar pasaportën që në Gjermani u jepet fëmijëve, në profilin e saj në Instagram.

Ajo i ka dhënë jetë këtij fëmije, ditë më parë larg syrit të publikut në Dortmund të Gjermanisë, ndërsa sic duket, ka përshpejtuar me procedurat e dokumentacionit, për të ardhur në Kosovë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm