Nga një Elvanë që erdhi nga Shkodra për herë të parë në Ethet e së Premtes Mbrëma vjet më parë, ajo është shndërruar në një yll të vërtetë.
Dikur një vajzë 14 vjecare, ishte nisur drejt një karriere muzikore në Tiranë, duke mashtruar jurinë e këtij spektakli edhe për moshën.
Ndërsa tani, ajo ka filluar të ndërmarrë hapa më të mëdhenj, pasi po vepron në Los Angeles, ku po përpiqet që të jetë më e famshme se sa brenda shqiptarëve.
Nga LA, ajo ka publikuar disa fotografi nga seti i fundit ku duket thjeshtë mahnitëse.
E veshur në një fustan ngjyrw rozë e një palë atlete, ajo është kombinimi perfekt i elegancës e sportives, duke i shtuar edhe hiret e saja të dhëna nga natyra.
Në qershor të këtij viti, ajo lansoi këngën e saj të parë anglisht, që mbanë titullin
“Forever is Over”, duke marrë kritika mjaft pozitive mbi projektin. /Prive.al