Dy ditë më parë, Flori Mumajesi me djemtë e ‘Threedots’ publikuan projektin ‘Karma’ i cili befasoi shumëkë.
Një krijim muzikor veror i tëri në gjuhën spanjolle ishte mbase çfarë fansat shqiptarë prisnin më së paku.
Pa kaluar shumë kohë, ajo u shndërrua ndër më të preferuarat e momentit duke u dëgjuar në çdo cep, gjë që reflektohet edhe në numrin e shikimeve të cilat janë afër të kapin shifrën e artë të një milionëshit të parë në 48 orë nga lançimi.
Por me epokën e rrjeteve sociale që kanë shkrirë kufijtë, ‘Karma’ vetëm se ka nisur të dëgjohet edhe nga audienca të tjera përpos asaj shqiptare.
Një hap i rëndësishëm në këtë pjesë është bërë dje kur kompania VEVO, prej më të njohurave në botë sa i përket plasimit të këngëve në Youtube ka listuar projektin muzikor të ‘Threedots’ në playlistën e krijimeve muzikore latine të 2017-tës.
Në të njejtën listë e cila ka impakt mjaft të madh për faktin se i drejton njerëzit në tërësinë e këngëve të këtij lloji, krahas Florit, Brunos, Klajdit e DJ Vicky-t si të vetmit nga rajoni gjenden edhe hite të artistëve të mëdhenj si Jennifer Lopez, J Balvin, Luis Fonsi e Afrojack.
Për më shumë, drejtohuni tek playlista e VEVO si platformë me 14 milionë ndjekës duke klikuar KËTU /Prive.al/